I shtruar në spital me Covid, mjeku grek i jep fund jetës

Evropë

I shtruar në spital me Covid, mjeku grek i jep fund jetës

Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:13
Ilustrim

Një mjek  41-vjeçar, i cili po kurohej për Covid në spitalin Thriasio, në Greqi është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të diele.

Nga të dhënat e  para sipas autoriteteve mjeku ka kryer vetëvrasje.

Sipas informacioneve, 41-vjeçari u trajtua në katin e tretë të spitalit në klinikën kirurgjikale, e cila për shkak të pandemisë është shndërruar në pavijon Covid për të infektuarit me virus.

Mjeku u shtrua në spital pasi kishte komplikacione të rënda, ndërsa sot është gjetur i vdekur në bodrumin e spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat