Greqia hap muzeumet/ Vendimi në prag të nisjes së sezonit të ri turistik në vend

Evropë

Greqia hap muzeumet/ Vendimi në prag të nisjes së sezonit të ri turistik në vend

Më: 22 mars 2021 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Akropoli antik dhe  muzeumet e vendet e tjera arkeologjike në natyrë, janë rihapur në gjithë Greqinë , ndërsa vendi përgatitet të rifillojë sezonin e turizmit në mes të muajit maj.

Lehtësimi i disa masave vjen pavarësisht një rritje të vazhdueshme të infeksioneve të përditshme, ndërsa dyqanet e biznesit të vogël dhe shërbimet e tjera mbeten të mbyllura.

Gjatë valës së tretë të pandemisë Greqia po përjeton sidomos rritje të numrit të të intubuarve, që po kap shifrën prej gati 680 personash, më e larta prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu dhjetëra persona humbin jetën cdo ditë, ndërsa sistemi spitalor punon përtej limiteve.

Fotografitë e së dielës në mbrëmje me dhjetëra ambulanca që shkojnë e vijnë me pacientë nga spitali Evangjelismos, të cilat qarkulluan në mediat vendase, shoqërohen me tituj të tille si “gjendje luftë ne spitale” apo “spitalet si zona lufte”,

Mëngjesin e së hënës qeveria vendosi të mobilizojë 206 mjekë private për një muaj, me synimin për të ndihmuar spitalet shtetërore.

Mbi 500 persona mesatarisht, gati gjysma e tyre në Athinë, shtrohen çdo ditë në spitalet e gjithë vendit, me simptomat e Covid-19.

Qeveria thotë se megjithë valën aktuale, ajo shpreson hapjen graduale të vendit për t’i dhënë një shtysë turizmit, boshtit kryesor të ekonomisë.

Ndërsa vazhdojnë vaksinimet, në ditët e ardhshme priten udhëzime se si do të funksionojë shpërndarja në farmacitë e vendit të testeve falas, të cilat do të mund të kryejnë qytetarët një herë në javë, si një masë efikase parandaluese për shpërndarjen e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat