Putin: Rusia do ta arrijë imunitetin ndaj Covid-19 deri në fund të verës

Evropë

Putin: Rusia do ta arrijë imunitetin ndaj Covid-19 deri në fund të verës

Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:58
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se pret që në Rusi të arrihet imuniteti i turmës ndaj koronavirusit.

Ai tha se pret të hiqen kufizimet të vendosura për shkak të pandemisë deri në fund të verës, raporton agjencia Interfax.

Putin ka thënë se efekti i vetëm anësor që ka përjetuar kanë qenë dhimbje të vogla të muskujve në mëngjesin tjetër dhe një ndjenjë jokomode në vendin ku e ka marrë vaksinën.

Ai  është vaksinuar këtë javë me një vaksinë ruse kundër COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat