Suedia nuk do të përmbushë objektivat e vaksinimit për shkak të vonesave në furnizim

Evropë

Suedia nuk do të përmbushë objektivat e vaksinimit për shkak të vonesave në furnizim

Më: 28 mars 2021 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Koordinatori i vaksinave në Suedi tha ditën e sotme se vonesat e përsëritura të vaksinave Covid-19 do të thonë që Suedia nuk do të jetë në gjendje të përmbushë objektivin e vaksinimit të të gjithë të rriturve deri më 30 qershor.

Suedia, e cila ka refuzuar bllokimet gjatë gjithë pandemisë, po nxiton të vaksinojë të gjithë popullsinë e saj mes të vale të tretë pandemie.

Ajo regjistroi të enjten, më 25 mars numrin  më ët lartë të rasteve të reja që nga fundi i vitit të kaluar, megjithëse vdekjet mbeten në një nivel relativisht të ulët.

“Do të duhet pak më shumë kohë para se të gjithë të vaksinohen plotësisht, por ndoshta pesë milion njerëz do të vaksinohen deri në fund të gjysmës së parë të vitit, 30 qershor“, tha koordinatori i vaksinës, Richard Bergstrom për televizionin Suedez.

“Do të duhen ndoshta disa javë në korrik, përpara se të gjithë të kenë marrë dozën e dytë të vaksinës,” tha ai.

Bergstrom nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Suedia, me një popullsi totale prej 10 milion, deri më tani ka vaksinuar mbi një milion njerëz me një dozë dhe 450,000 njerëz me dy doza.

Vendi ka më shumë se 13,000 vdekje nga Covid-19. Shkalla e vdekjes së Suedisë për frymë është shumë herë më e lartë se ajo e fqinjëve të saj nordikë, por më e ulët se në disa vende evropiane që vendosën për bllokime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat