Merkel u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat edhe gjatë Pashkëve

Evropë

Merkel u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat edhe gjatë Pashkëve

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:56
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri sot thirrje qytetarëve të ndihmojnë në zbutjen e presionit mbi infermierët dhe mjekët, të cilët kujdesen për numrin në rritje të pacientëve me COVID-19 duke respektuar rregullat kundër përhapjes së pandemisë gjatë festës së Pashkëve.

Agjencia gjermane e kontrollit të sëmundjeve raportoi 24.300 raste të reja dhe 201 vdekje për 24 orët e fundit, raporton AP.

Instituti Robert Koch paralajmëroi se vendi po regjistron rritjen e tretë të infeksioneve, të stimuluar nga versione më ngjitëse të virusit, të cilat janë bërë dominuese në Gjermani.

Në video-adresimin e saj, Merkel tha se kjo duhet të jetë "një Pashkë paqësore".

Më shumë se 2.8 milionë raste me COVID-19 dhe 76.543 vdekje janë regjistruar në Gjermani që nga fillimi i pandemisë, e cila është më pak se në vendet e tjera të mëdha evropiane. Sidoqoftë, vaksinimi në vend është i ngadaltë dhe vetëm 11.6 për qind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat