Misioni i rrallë! Mjekët përfundojnë operacionin e zemrës gjatë zjarrit në spital

Evropë

Misioni i rrallë! Mjekët përfundojnë operacionin e zemrës gjatë zjarrit në spital

Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:15
Pamje nga Rusia

Një ekip mjekësh rusë, përfunduan me sukses operacionin e zemrës së një personi, brenda një spitali që mori flakë të premten, ndërsa zjarrfikësit, luftonin jashtë me flakët.

Sipas mediave të huaja, spitali Blagoveshchensk mori flakë,  dhe 60 pacientë u evakuuan.

Por megjithatë edhe pse e gjithë ndërtesa ishte e përfshirë nga zjarri, mjekët nuk lanë në mes operacionin, të cilët për fat të e kanë përfunduar me sukses.

Mësohet se operacioni u krye nga 8 mjekë, në katën e nëndheshëm. Mjekët ia dolën që të përfundojnë punën e tyre, pavarësisht zjarrit dhe humbjes së energjisë elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat