Uji me klor i pishinës “mund të vrasë coronavirusin në 30 sekonda”

Evropë

Uji me klor i pishinës “mund të vrasë coronavirusin në 30 sekonda”

Më: 13 prill 2021 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Uji i pishinës mund të mposht virusin COVID-19 në vetëm 30 sekonda në kushtet e duhura, ka zbuluar një studim i ri i virologëve në Imperial College London.

Gjetjet, të cilat u porositën nga Water Babies dhe Swim England, sugjerojnë se rreziku i transmetimit të coronavirusit në ujin e pishinave është tepër i ulët.

Virologët studiuan ndikimin e përqendrimeve të ndryshme të klorit në ujë në virusin SARS-CoV-2, shkruan thesun.

Hulumtimi përcaktoi se 1.5mg për litër klor me një pH ndërmjet 7-7.2, zvogëloi infeksionin e virusit me më shumë se 1000 herë brenda 30 sekondave.

Testet e mëtejshme duke përdorur përqendrime të ndryshme të klorit dhe niveleve të pH arritën në përfundimin se klori është më efektiv me një nivel të ulët pehashi.

Këto zbulime sugjerojnë se rreziku i transmetimit nga uji i pishinës është i ulët. Provohet se pishinat mund të jenë mjedise të sigurta nëse merren masat e duhura. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat