Momenti më i lumtur i jetës, 21 vjeçarja ndërron jetë ditën e dasmës

Evropë

Momenti më i lumtur i jetës, 21 vjeçarja ndërron jetë ditën e dasmës

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:39
Chloe Askey me të dashurin e saj

Chloe Askey, në moshën 21 vjeçare kishte planifikuar që 12 prilli të ishte dita më e bukur e jetës së saj, pasi do të kurorëzohej në martesë.

Ajo u diagnostikua me kancer në tetor, e gjendja e saj filloi të përkeqësohej shumë shpejt prandaj çifti i ri vendosi që të realizonte sa me shpejt martesën.

Por, Chloe fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e hënë pas një beteje disa mujore me kancerin.

Image

Ditën e dasmës së saj, 21 vjeçarja ndërroi jetë dhe i la një dhimbje të madhe të dashurit të saj dhe miqve të afërt.

Nëna e të dashurit të Chloe ka thënë se ajo ishte në gjendje të rëndë ditët e fundit dhe se para 6 javësh kishte bërë një operacion, pas të cilit ishte dobësuar shumë dhe se mjekët e kishin dërguar në shtëpi.

“Dy ditë pas ditëlindjes së saj ajo filloi kimioterapinë, e cila ishte me të vërtetë e vështirë për Chloe, por i dashuri i saj Hakeem ishte pranë saj për ta ndihmuar. Për shkak të gjendjes së vështirë nga Covid, Chloe nuk ishte në gjendje të bënte shumë seanca kimioterapi, ajo u dobësua shumë pas një operacioni që kishte bërë vetëm 6 javë më parë, te premten na thanë që do të kthehej në shtëpi, por ajo ishte akoma shumë e dobët por askush nga ne kurrë nuk e ka menduar se do të jenë vetëm 3 ditë. Chloe dhe Hakeem po planifikonin të martoheshin sot, por trupi i dobët i Chloe nuk arriti t’ja dalë.”, ka thënë ajo.

21-vjeçarja ka shërbyer si vullnetare në një qendër kafshësh për 2 vjet. Kolegët dhe miqtë e saj janë zemërthyer nga kjo humbje e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat