Turqia me bankë të ushqimit për parandalimin e humbjes së ushqimit

Evropë

Turqia me bankë të ushqimit për parandalimin e humbjes së ushqimit

Më: 20 prill 2021 Në ora: 22:56
Bekir Pakdemirli

Banka e ushqimit do të jetë një nga mënyrat më efektive për të parandaluar humbjen e ushqimit në Turqi, tha sot ministri i Pylltarisë dhe Bujqësisë Bekir Pakdemirli.

“Është detyra jonë të identifikojmë mangësitë dhe të përmirësojmë sistemin e njohur si banka e ushqimit. Është përgjegjësi e komunave të inkurajojnë përdorimin e këtij sistemi ”, tha Pakdemirli në fjalimin e tij në punëtorinë virtuale mbi konceptin e bankave të ushqimit në komuna, raportojnë mediat turke.

Në komunat në Turqi, ka tashmë shumë banka ushqimore që ndjekin këtë praktikë dhe që mund të motivojnë të tjerët, tha ministri, duke shtuar se në vend, rreth 4.9 milionë bukë përfundojnë në mbeturina çdo ditë, ndërsa hidhen deri 50 për qind të frutave dhe perimeve.

"Rreth 4.2 tonë ushqim hidhen çdo vit në sektorin e shërbimeve," paralajmëroi Pakdemirli.

Ai shtoi se rreth 19 milionë tonë ushqime hidhen çdo vit, e cila është e barabartë me sasinë që do të transportonin rreth 625.000 kamionë plehrash.

"Unë do të doja t'ju tregoja një informacion interesant në lidhje me sektorin e ushqimit në vendin tonë. Qarkullimi i parashikuar në sektor është 500 miliardë lira turke (62 miliardë dollarë) në vit. Nëse zvogëlojmë mbeturinat e ushqimit me rreth dy për qind, kjo do të nënkuptojë kursime prej 10 miliardë lira (mbi 1.2 miliard dollarë). Nëse ne arrijmë ta zvogëlojmë atë me pesë për qind, kjo do të thotë se do të kursenim 25 miliardë lira (mbi tre miliardë dollarë)," deklaroi Pakdemirli.

Banka e Ushqimit është një organizatë humanitare, jofitimprurëse qëllimi i së cilës është të kontribuojë në uljen e varfërisë, urisë dhe mbeturinave të ushqimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat