Zbulohen 55 raste të reja me variantin indian në Britani, shkencëtarët të shqetësuar

Evropë

Zbulohen 55 raste të reja me variantin indian në Britani, shkencëtarët të shqetësuar

Më: 23 prill 2021 Në ora: 00:48
Britani

Britania ka identifikuar  55 raste të reja të variantit indian të koronavirusit të zbuluar së pari në Indi.

Sipas shifrave të fundit, numri i përgjithshëm i infeksioneve B.1.617 arrin në 132.

Lajmi vjen vetëm disa orë para se India të shtohet në listën e kuqe të Anglisë për udhëtime të premten, më 23 prill, që do të thotë se udhëtarët do të duhet të bëjnë karantinë prej 10 ditësh në momentin e mbërritjes në Angli.

Shkencëtarët janë të shqetësuar për variantin indian, pasi ai përmban dy mutacione të rëndësishme të proteinës spike, që mund të thotë se vaksinat janë më pak efektive kundër saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat