Shkencëtarja britanike: Ka përfunduar faza pandemike, tash jemi në endemiken

Evropë

Shkencëtarja britanike: Ka përfunduar faza pandemike, tash jemi në endemiken

Më: 26 prill 2021 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

“Në Britaninë e Madhe ka përfunduar faza pandemike e Covid-19. Tashmë virusi është në fazë endemike”.

Kështu ka deklaruar shkencëtarja Sarah Walker, docente e statistikës mjekësore dhe epidemiologjike në Oksford.

Shkencëtarja ka sqaruar pastaj se ‘endemia’ nënkupton se virusi është këtu për të qendruar, por infeksionet po pakësohen në mënyrë domethënëse, duke prodhuar një ‘optimizëm të kujdesshëm”.

Walker është koordinatore e një studimi që vlerëson ndikimin real të fushatës së imunizimit britanik, duke analizuar rezultatet e testeve Covid-19 më shumë se 350 mijë qytetarëve mes dhjetorit dhe prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat