Lajmi që të gjithë po e prisnim! Mjekja e njohur tregon muajin kur do t’i heqim maskat dhe do të lëvizet lirshëm

Evropë

Lajmi që të gjithë po e prisnim! Mjekja e njohur tregon muajin kur do t’i heqim maskat dhe do të lëvizet lirshëm

Më: 3 maj 2021 Në ora: 06:29
Matina Pagoni

Mjekia e njohur greke Matina Pagoni, u shpreh se në shtator do të jetë muaji që do te hiqen maskat dhe do të lëvizet lirshëm.

“Nuk është larg momenti kur ne do të jemi në gjendje të lëvizim lirshëm pa përdorimin e maskës. Unë mendoj se vera do të jetë krejtësisht e ndryshme. Mendoj se mesi i shtatorit do të jetë data kur do t’i hedhim maskat dhe të ndihemi të lirë.

Maskat mund të hidhen kur rreth 90% e vaksinave të kenë mbaruar deri më 15 shtator.

Duhet ta mbajmë, pasi ngarkesa virale është akoma e lartë, veçanërisht në Atikë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha Pagoni në një intervistë për mediat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat