Historiani serb: U rrezikua ekzistenca e kombit serb – duhet të rezistojmë presioneve të perëndimit

Evropë

Historiani serb: U rrezikua ekzistenca e kombit serb – duhet të rezistojmë presioneve të perëndimit

Nga: F.B Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:41
Srgja Trifkoviç

Historiani dhe publicisti serb Srgja Trifkoviç, ka alarmuar opinionin në Serbi me deklaratën se për shkak të plakjes dhe uljes së vazhdueshme të popullsisë është rrezikuar ekzistenca e kombit serb, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka thënë se po rrezikohet ekzistenca e kombit serb, por duhet të rezistohet ndaj presioneve të perëndimit.

“Në atë moment kur Serbia të bie në 3,5 deri 4 milionë banorë dhe ka mesataren mbi 50 vjet, vendi ynë praktikisht nuk do të ketë resurse për mbrojtje”, tha Trifkoviç.

Ai u shpreh se “Do të jetë shumë vështirë të ruhet kontrolli ndaj territorit tonë. Shoqëria që në mënyrë rapide po plaket dhe po humb dinamikën, vetëbesimin dhe shpresën për të ardhmen”.

Trifkoviç, duke folur lidhur me ligjin që lejon martesat e personave të gjinisë së njëjtë, ka theksuar se “nuk do ketë mundësi që në mënyrë skizofrene të udhëhiqet politika –pro-familjare, nëse promovohet devijimi si normalitet”.

“Nëse përballeni me zgjedhjen mes rrezikimit të ekzistencës vetjake nga njëra anë, e kjo është pranimi i një agjende të tillë, apo me presione që bartin me vete një çmim të caktuar nga ana tjetër, atëherë duhet të rezistoni ndaj presioneve, sepse me pranimin e “një pako” të këtillë që ofrohet, ju vetveten e gjykoni me vdekje”, tërheq vërejtjen Trifkoviç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat