Tronditet Greqia/ Grabitësit torturojnë dhe mbysin 20-vjeçaren, i dhunojnë edhe burrin!

Evropë

Tronditet Greqia/ Grabitësit torturojnë dhe mbysin 20-vjeçaren, i dhunojnë edhe burrin!

Më: 11 maj 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur sot Greqinë, ku një 20-vjeçare ka mbetur e vrarë gjatë grabitjes së banesës së saj. Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një shtëpi në Glyka Nera, në Rrugën Panagouli 10.

Sipas informacionit të parë, nëna e një foshnje 11-muajshe u gjet e mbytur, ndërsa burri i saj 32-vjecar i prangosur në një karrige. Në momentin e grabitjes, në banesë ishte dhe foshnja 11-muajshe e çiftit, e cila fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Mediat greke raportojnë se grabitësit fillimisht e torturuan gruan për t’i zbuluar se ku kishte fshehur paratë dhe bizhuteritë dhe më pas e mbytën, ndërsa ata varën edhe qenin e familjes. Mësohet se grabitësit kishin hyrë në banesë nga dritareje të vogël në katin përdhes.

Nga informacionet paraprake thuhet se burri i 20-vjeçares arriti të zvarritet deri tek telefoni i tij dhe të lajmërojë policinë për krimin brutal. Autorët së pari e vranë qenin që të mos lehte dhe e varën në kangjella. Sipas raportit të policisë, tre autorë, të maskuar me kapuç, hynë në shtëpi në orët e para të mëngjesit dhe po kërkonin para dhe bizhuteri.

Sipas ERT, burri i gruas fatkeqe, me profesion pilot, dëshmoi në polici se në shtëpi kishte shumën prej 10,000 euro, e cila u grabit nga autorët e krimit. Foshnja u dërgua në spital, ku u gjet se ishte mirë me shëndet dhe më pas u kthye me të afërmit në Glyka Nera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat