20-vjeçarja vritet nga grabitësit, policia: Një barbarizëm i tillë, i rrallë për Greqinë

Evropë

20-vjeçarja vritet nga grabitësit, policia: Një barbarizëm i tillë, i rrallë për Greqinë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:07
20 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Greqinë ku një 20 vjeçare është vrarë nga disa grabitës. Bashkëshorti dhe vajza e tyre 11 muajshe arritën të shpëtonin nga sulmi makabër i tre personave të armatosur të cilët vodhën 15 mijë euro dhe sende me vlerë.

Në një njoftim për shtyp zëdhënësi i policisë greke Theodoros Kronopulos foli për ngjarjen. Kronopulos deklaroi se 33 vjeçari, pilot arriti të njoftonte autoritetet, të cilat iu përgjigjën menjëherë. Që nga momenti i parë, familjarëve iu ofrua ndihma psikologjike dhe kujdesi mjekësor. Duke folur për krimin e rëndë, ai shprehu ngushëllimet e sinqerta të afërmve dhe familjes së vajzës.

Kronopulos tha se një barbarizëm i tillë është shumë i rrallë për Greqinë.

Krimi tronditës,  ndodhi në orët e para të mëngjesit  kur disa  grabitës me kapuç hynë në një shtëpi në Glyka Nera. Fillimisht, autorët  vranë qenin e familjes. Pastaj ata thyen dritaren e katit të parë  dhe hynë në shtëpi. Qëllimi i tyre ishte të vidhnin gjërat më me vlerë.

Ata më pas kanë shkuar në dhomën e gjumit, ku ndodhej piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos. Pasi kanë lidhur 32 vjeçarin, personat e armatosur kanë shkuar në papafingo ku ndodhej 20 vjeçarja  dhe vajza e tyre 11 muajshe.

Grabitësit kanë torturuar 20-vjeçaren, dhe në fund e kanë vrarë duke e mbytur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat