Flet sërish bashkëshorti i 20-vjeçares: Mora vesh që kishte vdekur kur më liroi policia

Evropë

Flet sërish bashkëshorti i 20-vjeçares: Mora vesh që kishte vdekur kur më liroi policia

Më: 13 maj 2021 Në ora: 16:11
Piloti

Bashkëshorti i 20-vjeçares që u vra nga grabitësit në Greqi ka folur sërish për mediat. Piloti 32-vjeçar ka treguar se e kuptoi që partneres së tij i kishin marrë jetën vetëm kur erdhi në shtëpi policia dhe e liroi.

“E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur policia erdhi dhe më la të lirë . Për fat të mirë, vajza ime është mirë. Kushdo që di diçka, jam i sigurt se do të ndihmojë.”

Nga sa kanë hetuar deri më tani, autoritetet besojnë se autorët janë pjesë e një bande që kanë kryer edhe grabitje të tjera të dhunshme, raportojnë mediat në vend.

Ndërkohë, ata kanë krijuar një ” listë të kuqe ” me 100 të dyshuar, të gjithë grabitës-kriminelë të ardhur, por edhe me shtetësi greke të cilët janë liruar nga burgu dhe janë kthyer në ilegalitet.

Rezultatet e laboratorëve mjeko-ligjorë të Policisë Greke për gjurmët e ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve do të përdoren për të identifikuar autorët Edhe rrobat e veshura nga viktima janë dërguar në forenzikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat