“Turqia nuk do të heshtë”- Erdogan paralajmëron Izraelin pas luftimeve në Rripin e Gazës

Evropë

“Turqia nuk do të heshtë”- Erdogan paralajmëron Izraelin pas luftimeve në Rripin e Gazës

Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:50
Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur zemërimin për sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës dhe i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB të kërkojë një zgjidhje paqësore.

Presidenti tur ka sulmuarashpër Izraelin duke e cilësuar shtet terrorist, ndërsa paralajmëroi se Turqia nuk do të heshtë.

“Ne jemi të trishtuar dhe të zemëruar nga mizoria e shtetit terrorist të Izraelit kundër Palestinës,” tha Erdogan gjatë një konferencë.

“Për të qëndruar kundër agresionit të Izraelit në qytetet palestineze, Jeruzalemi është një detyrë nderi për njerëzimin,” shtoi ai.

“Ata që qëndrojnë të heshtur ose mbështesin hapur gjakderdhjen e Izraelit duhet ta dinë se një ditë do të jetë radha e tyre,” vazhdoi Erdogan, duke theksuar se është e domosdoshme që Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë hapa për të siguruar paqen në Jeruzalem.

“Turqia nuk do të heshtë ndaj persekutimit izraelit në Palestinë, edhe nëse e gjithë bota e injoron atë”, tha Erdogan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat