Fshati zvicerian që kërkon mësues, u ofron apartament falas dhe makinë

Evropë

Fshati zvicerian që kërkon mësues, u ofron apartament falas dhe makinë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:03
Valais

Zvicra është ëndrra e shumë personave, duke qenë një nga vendet më socialë dhe me ekonominë më të mirë në botë, por ku vjen puna tek fshatrat e këtij shteti nuk është e njëjta gjë.

Një fshat zviceran, Valais, po vuan për një mësues në shkollën Simplon të zonës.

Megjithëse fshati ka bërë një ofertë tunduese për apartament falas dhe makinë, askush nuk është shfaqur i gatshëm ta marrë këtë detyrë.

Në fshat janë 5 fëmijë të cilët kanë nevojë për një mësues dhe nëse shkolla e tyre nuk hapet ata duhet të udhëtojnë me autobus drejt shkollës më të afërt.

Mësuesi i fundit në këtë shkollë doli në pension këtë vit, pas 39 vitesh që edukonte brezat e rinj.

Shqetësimi ka shkuar deri tek Kryetari i Bashkisë, Sebastian Arnold, i cili thotë se ka pasur vetëm 7 aplikime, por asnjë nuk është i kualifikuar siç duhet ose nuk mund të fillojë.

Prindërit kanë ngritur një fushatë tunduese për të tërhequr një mësues për zonën e tyre, megjithatë jo me shumë fat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat