Krimi makabër në Greqi, zbardhet dëshmia e gjeorgjianit: Më lër të mendoj për këtë…

Evropë

Krimi makabër në Greqi, zbardhet dëshmia e gjeorgjianit: Më lër të mendoj për këtë…

Më: 19 maj 2021 Në ora: 18:53
Viktimat e grabitjes

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që tronditi Greqinë disa ditë më parë, ku gjatë një grabitje, mbeti pa jetë një 20-vjeçare. Për krimin e rëndë, autor kryesor vijon të mbetet shtetasi 36-vjeçar nga Gjeorgjia, i cili u arrestua të premten në tentativë për tu larguar nga Greqia përmes pikës kufitare Kipon Evros.

Mediat greke së fundmi kanë zbardhur edhe dëshminë e dhënë prej tij para hetuesve.

36-vjeçari mësohet se mbajti një “qëndrim negativ” duke refuzuar të bashkëpunonte me drejtësinë. Burimet për gazetat greke e kanë përshkruar të arrestuarin si një “hipokrit” duke shpjeguar se gjatë marrjes në pyetje ai vazhdimisht ndryshonte qëndrim.
“Më lër të mendoj për këtë”, kjo është shprehja e vazhdueshme të cilën ai e përdori në përgjigjen e pyetjeve të vazhdueshme të policisë, të cilët i kërkuan të zbulonte se çfarë dinte për ngjarjet në Glyka Nera. Megjithatë ai e la të hapur mundësinë e përfshirjes së rasti.

Ndërkohë autoritetet po presin përgjigjet e analizave për gjurmët e gishtërinjve dhe të ADN të gjetura në banesën e familjes së Karolinës fatkeqe e cila humbi jetën gjatë grabitjes.
36-vjeçari i arrestuar nuk ishte i panjohur për zyrtarët e Sigurimit. Në vitin 2017 ai u akuzua për tentim vjedhjeje të një supermarketi, si dhe për vjedhje të një shtëpie në Atikë, ndërsa në vitin 2015 u ngrit një çështje kundër tij për vjedhje nga Sigurimi i Alexandroupolis.

Dënimi me burg, që ai kishte kryer kishte të bënte me akuzën e shkeljes së ligjit për të huajt.

Ai u rendit në listën e zezë si “Hajdut” për shkak të kontakteve që pretendohet të ketë mbajtur me anëtarë të fuqishëm të mafies së vendit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat