Belgjika pezullon vaksinimin me “Johnson&Johnson” të personave nën 41 vjeç

Evropë

Belgjika pezullon vaksinimin me “Johnson&Johnson” të personave nën 41 vjeç

Më: 27 maj 2021 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Belgjika, ka pezulluar vaksinim e qytetarëve me “Johnson&Johnson” për personat nën 41 vjeç. Sipas mediave të huaja, ku vendim ka ardhur pasi një grua ndërroi jetë pasi mori vaksinën.

“Konferenca Ndërministrore ka vendosur të pezullojë përkohësisht vaksinimin për qytetarët nën moshën 41 vjeç derisa të arrijë një analizë më e detajuar e përfitimeve dhe rreziqeve të EMA, Agjencia Evropiane e Barnave”, thanë autoritetet e shëndetit publik në një deklaratë.

Sipas Ruters, një grua nën moshën 40 vjeç ndërroi jetë më 21 maj.

Ajo më parë ishte shtruar në spital për një rast të rëndë të trombozës dhe mungesës së trombociteve, por ka ndërruar jetë pasi ka marrë vaksinën AstraZeneca.

Deri më tani, 40 mijë doza Johnson&Johnson kanë mbërritur në Belgjikë dhe 80% e dozave janë injektuar mbi moshën 45 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat