Letër e hapur Lukashenkos: Ne evropianët jemi lodhur prej jush - tërhiquni, zoti Diktator

Evropë

Letër e hapur Lukashenkos: Ne evropianët jemi lodhur prej jush - tërhiquni, zoti Diktator

Nga: Wolfram Weimer, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja Më: 27 maj 2021 Në ora: 16:13
Lukashenko

Çështja e Roman Protasewitsch shkakton telashe midis BE dhe Bjellorusisë. Sundimtari Lukashenko e quan Protasevich një terrorist. Autori i ftuar Wolfram Weimer nuk ka mirëkuptim për sjelljen e Lukashenkos. Ai i shkruajti në një letër të hapur Presidentit: "Zhdukuni nga këtu!"

 Shumë i parespektuari Z. Lukashenko, 

Kushdo që ju drejtohet me mirësi, ju drejtohet si President. Kushdo që është i butë ndaj jush, ju quan autokrat. Në të vërtetë, ju jeni një shtypës dhe torturues. Ju qëndroni në pushtet në Bjellorusi që nga viti 1994 dhe çdo vit ka qenë i tepërt. Siç duket jeni një i mbetur, gjenerali i fundit sovjetik nga ditët e plumbit të socializmit, ju shkelni me çizme ushtarake lirinë e bashkëqytetarëve tuaj deri më sot. Ju poshtëroni vendin tuaj, demokracinë, popullin – tani kjo është e tepërt dhe e mjaftueshme për të gjithë ne në Evropë.

Për vite me radhë ju nuk po përfillni lirinë e shprehjes, duke arrestuar arbitrarisht anëtarët e opozitës dhe duke heshtur gazetarët. Ju përhapni një klimë frike dhe dhune. Disa nga kritikët tuaj janë zhdukur pa lënë gjurmë, në bodrumet tuaja të torturave. Ju dukshëm i konsideroni të drejtat e njeriut, si një modë të pacipë perëndimore. Dhe kur ish-Ministri ynë i Jashtëm Guido Westerwelle ju thirri dikur "diktatori i fundit në Evropë", ju u përgjigjët prapa: "Më mirë një diktator, sesa homoseksual".

Tani na mjafton. Të gjithë neve në Evropë. Rrëmbimi i avionit të Ryanair dhe arrestimi i kritikut të regjimit Roman Protasevich është e padurueshme. Ne europianët ju thërrasim: Ky është terrorizëm shtetëror! Por ne gjithashtu ju bëjmë thërrje për gjëra që janë normale për ne dhe të pakuptimta për ju: zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të drejta, pushteti duhet të ndahet, qeveritë duhet të ndryshojnë, nuk duhet të ketë të burgosur politikë, mendimet duhet të jenë të lira për të shprehur, të drejtat e njeriut duhet të aplikohen për të të gjithë dhe gjithmonë, njerëzit nuk duhet të torturohen në burgje. Kurrë dhe askund.

Dinjiteti i Evropës po shkelet në Minsk

Secila nga këto fjali është një provokim për ju. Sidoqoftë, për ne evropianët, secila prej këtyre fjalive është një çështje e shenjtë. Po, ju na quani ne europianë. Duke mos përfillur këto parime, ju po na sulmoni që të gjithëve. Dinjiteti i Evropës po të shkelet në Minsk, pikërisht në vitin 2021. Kjo është arsyeja pse ne po mbrohemi, zoti Diktator. Minsk është aq afër Berlinit sa Parisi, shumë më afër se Roma, Athina ose Madridi. Ju po torturoni mu në lagjen tonë. Dhe ne duam që kjo të marr fund dhe të ndalet.

Kjo është arsyeja pse të gjitha qeveritë e BE pajtohen: Ne jemi në krah të demonstruesve paqësorë dhe demokratëve. Dhe unë ju them - ne do të mbizotërojmë. Në njëqind vitet e fundit ne kemi kapërcyer Hitlerët dhe Stalinët, Frangët dhe Musolinin, Honneckerin, Titon dhe Ceausescus (Çausheskun). Ne po ashtu do t'ju dërgojmë ju, gjithashtu në anën e errët të librave tanë të historisë.

Ndaloni së munduari gazetarët kritikë dhe t´i poshtëroni shumicën paqësore. Stop kërcënimit të ushtrisë dhe dhunës. Mos i gënjeni votuesit duke kërkuar aleat në Moskë, për sistemin tuaj të shtypjes. Ndaloni së poshtëruari popullin e vendit tuaj. Me çdo keqtrajtim, çdo trup të mavijosur, më shumë prej nesh do të ngrenë zërin.

Populli juaj ka të drejtë të zgjedhë të ardhmen e tij dhe të zgjedhë lirisht udhëheqësit e tij. Dhe ata vendosën kundër jush. Ne evropianët jemi lodhur nga retorika dhe fjalët boshe nga ju. Populli mjaftueshëm ka patronizuar dhe dëshmuar.

Lukashenko: Vetëm një dritë dridhëse e vetvetes

Shikoni një pikturë nga Marc Chagall, vendlindja e tij është vetëm disa kilometra nga e juaja. Shikoni ngjyrat, filantropinë, frikën dhe dinjitetin në fotografi. Ai është ndoshta artisti më i madh që ka prodhuar vendi juaj. Chagall bëri përvojat e tij me komunistët dhe nacional-socialistët, ai arriti të kuptojë se në art, në jetë apo në politikë, asgjë nuk bëhet e bukur, kur bazohet në frikë dhe urrejtje. Ju mund ta mësoni atë nga ai.

Të kujtohen fjalët e punëtorëve të guximshëm të prodhuesve të automjeteve, në pronësi të shtetit MZKT. Ju në të vërtetë dëshironit që ata të brohorisnin, gjoja besnikërinë ndaj jush dhe regjimit. Por ata thjesht ju bërtitën "Largohuni". Po, ikni nga këtu, zoti Diktator. Ju jeni thjesht një dritë dridhëse e frikës, që keni përhapur vetë. Krimea do të ishte një vend i përshtatshëm për mërgimin tuaj.

Artikulli "Letër e hapur Lukashenkos: Ne Evropianët jemi lodhur prej jush - tërhiquni, zoti Diktator!" është botuar nga The European.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat