Inteligjenca britanike: E mundshme teoria që koronavirusi ka rrjedhë nga një laborator

Evropë

Inteligjenca britanike: E mundshme teoria që koronavirusi ka rrjedhë nga një laborator

Më: 30 maj 2021 Në ora: 12:53
Ilustrim

Operatorët e Inteligjencës britanike besojnë që është e mundshme që pandemia e koronavirusit të ketë nisur nga një rrjedhje në një laborator kërkimi në Wuhan. Tashmë po hetohet mundësia që një “rrjedhje” nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, të ketë nisur pandeminë që u ka marrë jetën më shumë se 3.5 milionë personave.

Agjencitë e inteligjencës perëndimore deri më tani e kanë konsideruar si të largët mundësinë që virusi të ketë dalë nga ndonjë laborator. Por, së fundmi po rishikohet teoria sipas së cilës Covid-19 nuk vjen nga bota e egër.

Kjo teori është mohuar kategorikisht nga Pekini, por ka nxitur burimet diplomatike të SHBA të ndajnë shqetësimet e tyre.

Kryetari i komitetit të çështjeve të jashtme, Tom Tugendhat, tha: “Heshtja që vjen nga Wuhan është shqetësuese. Ne duhet të hapim kriptën dhe të shohim se çfarë ndodhi që të jemi në gjendje të mbrohemi në të ardhmen. Kjo do të thotë të fillosh një hetim, së bashku me partnerët në të gjithë botën dhe në OBSH.”

Javën e kaluar Presidenti i SHBA Joe Biden u tha agjencive të inteligjencës që të shikojnë teorinë e rrjedhjeve të laboratorit, së bashku me origjina të tjera të mundshme për koronavirusin dhe t’i dërgojnë një raport atij brenda 90 ditësh.

Javën e kaluar Presidenti amerikan Joe Biden u tha agjencive të inteligjencës që të shikojnë teorinë laboratorit, së bashku me origjina të tjera të mundshme për koronavirusin dhe t’i dërgojnë një raport brenda 90 ditësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat