Greqi/ Prifti vret macen dhe e hedh në koshin e plehrave, arrestohet dhe gjobitet me 30,000 euro

Evropë

Greqi/ Prifti vret macen dhe e hedh në koshin e plehrave, arrestohet dhe gjobitet me 30,000 euro

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 14:23
Foto Ilustrim

Sipas ProtoThema, prifti 88 vjeçar, pasi e vrau macen e futi në qese dhe pastaj e hodhi ne koshin e mbeturinave.

Mësohet se 88 vjeçari është arrestuar.

Prifti akuzohet për vrasjen e kafshës, është gjobitur me 30.000 euro dhe po trajtohet nën survejimin e rojeve në spital, pasi shfaqi probleme shëndetësore në paraburgim.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar në Volos dhe është denoncuar nga një i ri, i cili ka parë priftin duke vrarë macen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat