Tmerr në Romë: Gjendet në mes të rrugës valixhja me trupin e copëtuar të 37 vjeçarit!

Evropë

Tmerr në Romë: Gjendet në mes të rrugës valixhja me trupin e copëtuar të 37 vjeçarit!

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 18:44
Foto

Një zbulim makabër tronditi Romën. Trupi i një 37 vjeçari është gjetur në një valixhe në një rrugë mjaft të frekuentuar të kryeqytetit Italian dhe policia menjëherë u vu në lëvizje për të zbuluar se kush qëndronte pas ngjarjes së rëndë.

Por episodi nuk kishte të bënte as me drogën e as me larje hesapesh të tjera. ishte një kalimtar i rastit që lajmëroi forcat e rendit pasi pa që nga valixhja po dilte gjak.

Duke ndjekur gjurmët e gjakut, efektivët arritën deri në një apartament ku gjetën partneren e 37 vjeçarit Italian. Ajo ka rrëfyer menjëherë gjithçka. 39 vjeçarja tha i dashuri kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, dhe ajo donte që të hiqte qafë kufomën.

Që të dy ishin të varur nga lëndët narkotike, dhe sipas gruas, partneri kishte ndërruar jetë të hënën nga një mbidozë droge. Por hetuesit megjithatë kanë dyshime sesi gruaja, e cila ishte mjaft e dobët, ka arritur të transportonte vetë trupin e burrit që peshonte gati 90 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat