Katër arinj të zinj pikasen rrotull vilës së Harry e Meghan në Los Angeles

Evropë

Katër arinj të zinj pikasen rrotull vilës së Harry e Meghan në Los Angeles

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 15:49
Princi birtanik Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan

Princi birtanik Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan janë nxitur së fundmi të forcojnë masat e sigurisë rreth vilës së tyre $14 milionëshe në Los Angeles pasi katër arinj të zinj janë pikasur duke u sjellë rrezikshëm rrotull zonës.

Dukesha e Sussex, kësaj të premteje solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, vajzën Lilibet Diana Mountbatten–windsor në vilën e tyre ekstravagante në Montecito, Santa Barbara, pranë emrave të tjerë të famshëm të ekranit amerikan si Oprah Winfrey e Ellen DeGeneres.

Por grupi i rezidentëve raportoi dje pamje të rregullta të familjes së arinjve si nga ana lindore dhe perëndimore e zonës.

Në një takim online drejtoresha e shoqatës së rezidentëve të Montecito, Sharon Byrne tha se arinjtë “janë rizgjuar” në zonë, raporton britanikja Mirror.

Paralajmërimi i fundit vjen pas ngjarjes së rëndë ku një ari i madh i zi kishte varë tetë pula në shtëpinë e ish-fqinjes së çiftit Penelope Bianchi.

Sharon tha: “Ne i kemi emërtuar arinjtë Carlos dhe femrën kryesore Carla. Tani që është pranverë, ata duhet të jenë zgjuar nga gjumi letargjik i dimrit dhe kanë nisur të shihen më shpesh, njëri në lindje të Montecito dhe tjetri në perëndim. Është parë gjithahtu një nënë arushë me këlyshë”.

Dukës 36 vjeçar dhe Dukeshës 39-vjeçare i janë dhënë këshilla për të qenë sa më të sigurtë nga kafshët, dhe për të përdorur kosha mbeturinash që u rezistojnë ngacmimeve së arinjve.

Çifti ka blerë shtëpinë elegante me nëntë dhoma gjumi në gusht, kur nisën të ndërtoin një jetë të re për veten e tyre në anën tjetër të Atlantikut, pas tërheqjes nga jeta e familjes mbretërore britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat