Ja ku punon personi që goditi me shuplakë presidentin

Evropë

Ja ku punon personi që goditi me shuplakë presidentin

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 15:50
Macron, i cili është në turne për të ndjerë "pulsin e vendit pas pandemisë", u qëllua shuplakë gjatë një shëtitjeje në jug të Francës

Një burrë i cili ka goditur me shuplakë presidentin francez Emmanuel Macron, drejton një klub për tifozët e skermës mesjetare dhe nuk ka pasur më parë një rekord penal, thanë sot burime pranë hetimit.

Një burim policor identifikoi të dyshuarin si 28-vjeçarin Damien Tarel, raporton Reuters.

Ai është nën hetim për sulmin ndaj një zyrtari publik, tha një prokuror lokal.

Macron, i cili është në turne për të ndjerë "pulsin e vendit pas pandemisë", u qëllua shuplakë gjatë një shëtitjeje në jug të Francës ndërsa përshëndeste qytetarët.

Tarel më pas bërtiti "Poshtë Macron" dhe një burim pranë hetimit e përshkroi atë si dikë që është "pak i humbur, pak i pa rregulluar, pak i gjallë".

Tarel dhe një burrë tjetër janë ende në arrest policie, shtoi burimi. Akuza e sulmit ndaj një zyrtari publik parashikon një dënim maksimal me burg prej tri vjet dhe një gjobë prej 45.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat