Mori dozën e parë të vaksinës, vetëkarantinohet kryeministri i Francës, bashkëshortja i rezultoi me COVID-19

Evropë

Mori dozën e parë të vaksinës, vetëkarantinohet kryeministri i Francës, bashkëshortja i rezultoi me COVID-19

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 07:57
Jean Castex

Kryeministri i Francës, Jean Castex është vetëkarantinuar pasi bashkëshortja e tij ka rezultuar me COVID-19.

Castex do të qëndrojë 7 ditë i izoluar edhe pse ka marrë një dozë të vaksinës AstraZeneca.

Gjithashtu testi i parë i tij mbrëmjen e kaluar rezultoi negative ndaj COVID-19.

Pavarësisht kësaj ai do të qëndrojë 7 ditë për shkak të rregullave shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat