Italia regjistron 88 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19

Evropë

Italia regjistron 88 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 18:04
Ilustrim

Italia ka shënuar 88 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 205, 335 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë 2, 079 raste.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 126, 855 humbje jete.

Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 7, 616 persona. Sakaq brenda 24 orëve në Itali janë aplikuar 570, 805 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat