Këto janë vendet evropiane që mund të udhëtoni me më pak kufizime

Evropë

Këto janë vendet evropiane që mund të udhëtoni me më pak kufizime

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:24
Ilustrim

Teksa kufizimet e udhëtimeve po fillojnë të lehtësohen në Europë dhe më gjerë, dhe bisedimet për një korridor udhëtimi midis Britanisë dhe Shtetet e Bashkuara po rriten përpara verës, udhëtimi po bëhet gjithnjë e më i mundur.

Leja e udhëtimit COVID e BE-së po shpërndahet në të gjithë bllokun, kështu që juve patjetër do t’ju duhet një prej tyre për të udhëtuar brenda Europës. Ky është një udhëzues për disa destinacione turistike të njohura të cilat kanë lehtësuar kërkesat e COVID përpara sezonit të verës.

Cilat janë vendet më të mira europiane për të udhëtuar tani?

Bazuar në statusin ndërkombëtar dhe të kufirit të brendshëm, kulturën e turizmit pas mbërritjes, duke përfshirë oraret e kufizimeve(orën policore) dhe aksesin në objektet publike, këto janë vendet më të mira që ju mund të zgjidhni për të pushuar.

Italia

Turistët ndërkombëtarë kanë qenë të mirëpritur në Itali që nga fillimi i qershorit, ku shumicës së vizitorëve u është kërkuar që të paraqesin vetëm përgjigjen e një testi negativ të COVID-19 pas mbërritjes.

Disa shteteve, si SHBA.-ja, do t’u duhet ende të bëjnë një karantinë 10-ditore.

Të gjitha rajonet e Italisë pritet të klasifikohen si “me rrezik të ulët” deri në fund të qershorit, që do të thotë se udhëtimi midis zonave është i mundur.

Kafenetë, baret, restorantet, hotelet dhe teatrot janë rihapur pjesërisht për publikun.

Maskat e fytyrës mbeten të detyrueshme si në ambientet e brendshme ashtu edhe të jashtme kur ka shumë njerëz.

Ora policore fillon në mesnatë, por kjo pritet të hiqet plotësisht në 21 Qershor.

Franca

Nëse jeni vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga BE-ja, Franca është tani e hapur për udhëtarët ndërkombëtarë.

Vizitorët e vaksinuar do të duhet akoma të japin prova të një testi negativ të COVID-19 të bërë jo më shumë se 72 orë para mbërritjes.

Franca sapo e ka shtyrë orën e saj policore në 23:00, dhe kafenetë dhe restorantet janë hapur por duke pranuar një numër të kufizuar personash.

Maskat e fytyrës mbeten të detyrueshme, madje edhe në ambientet e jashtme, por kjo pritet të ndryshojë deri në fund të muajit.

Spanja

Spanja ka hapur sezonin e saj të turizmit veror duke mirëpritur të gjithë udhëtarët e vaksinuar, si dhe turistët europianë që mund të paraqesin rezultate negative të testit Covid-19.

Autoritetet spanjolle janë shprehur se edhe në kategorinë me rrezikshmëri shumë të ulët , baret dhe restorantet mund të pranojnë vetëm 50 për qind të kapacitetit të tyre të zakonshëm dhe duhet të mbyllen në 3 të mëngjesit.

Greqia

Greqia ishte një nga vendet e para që hapi kufijtë për udhëtarët që në muajin maj të këtij viti.

Vizitorët duhet të paraqesin prova të vaksinimit ose një test negativ PCR para se të hyjnë në këtë shtet, por nuk është e nevojshme që të bëjnë një periudhë karantine.

Kafenetë, baret dhe restorantet janë të hapura dhe fillimi i orës policore në 12.30 në mesnatë, i ofron vizitorëve një periudhë kohore të mjaftueshme për të realizuar të gjitha objektivat e tyre. Edhe disa prej pikave turistike më të vizituara si Akropoli në Athinë janë të hapura për publikun.

Gjermania

Ashtu si Spanja, 16 shtetet e Gjermanisë aktualisht u nënshtrohen rregullave të tyre.

Janë hequr kufizimet për të gjithë ata që janë vaksinuar plotësisht dhe hotelet dhe restorantet po hapen.

 A do të ketë një korridor udhëtimi MB-SHBA?

Pasi SHBA-ja vendosi që udhëtimet ndërkombëtare do të mbeteshin në pritje, tani ka nisur bisedimet me Mbretërinë e Bashkuar rreth një korridori të mundshëm udhëtimi që pritet të hapet këtë vit. Përpjekjet e vaksinimit të të dyja vendeve po shkojnë mirë, prandaj disa e shohin udhëtimin transatlantik si me rrezikshmëri relativisht të ulët.

Dy nga liderat botërorë më të goditur nga koronavirusi kur ai arriti kulmin e tij, Presidenti amerikan Joe Biden dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, u takuan përpara takimit të G7 javën e kaluar për të diskutuar udhëtimin midis dy vendeve. Besohet se korridori i udhëtimit mund të rihapet gjatë kësaj vere, por kjo do të varet nga normat e infektimeve dhe nga suksesi që do kenë programet e tyre përkatëse të vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat