Vrasja e 20 vjeçares/ Ndalohet burri, dyshime se vrasja është organizuar nga ai

Evropë

Vrasja e 20 vjeçares/ Ndalohet burri, dyshime se vrasja është organizuar nga ai

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 15:36
Babis dhe Caroline Anangnostopolos

Vrasja e 20 vjeçares që tronditi Greqinë disa javë më parë është thuajse drejt zbardhjes së plotë. Mediat greke kanë nxjerr së fundmi detaje të reja shqetësuese nga hetimet.

Babis Anangnostopolos, bashkëshorti i viktimës është ndaluar në ceremoninë përkujtimore të 21-vjeçares, Caroline që po zhvillohej në ishullin Alonisos dhe është shoqëruar me helikopterin e policisë drejt Drejtorisë së Policisë së Atikës. Besohet se 32-vjeçari do të japë shpjegime shtesë, lidhur me disa fragmente të ngjarjes që nuk korrespondojnë me deklaratat e tij të mëparshme.

Babais Anagnastopulos,duhet të shpjegojë se kush hoqi kartat e kamerave të sigurisë që ndodheshin në banesë gjatë orëve pas krimit, pa mbërritur ende policia në banesë.

Sipas analizës se videos, kamerat e banesës kanë kryer regjistrimin e fundit rreth orës 01:10 minuta, ndërkohë që sipas deklaratës së tij, grabitësit kanë hyrë në banesë rreth orës 04:00 dhe janë larguar rreth orës 05.40 të mëngjesit.

Çfarë ndodhi në banesë dhe kush pastroi ambientet prej çdo gjurme AND-je, çka bëri që agjentët të ngrenë pistën e dyshimeve edhe mbi të. Agjentët do ta pyesin bashkëshortin e viktimës se si mund të ketë kontakte telefonike me persona të familjes së tij, në orën që presupozohet se ishte i lidhur prej grabitësve.

Bashkëshorti i 20 vjeçares do të duhet t’i shpjegojë hetuesve ndryshimet e regjistrimeve që iu bë orës biometrike që viktima mbante në dorë, çka zhduku të dhënat e rrahjes të zemrës së viktimës, duke bërë të pamundur zbulimin e orës së saktë të vdekjes së saj.

32 vjeçari do të pyetet edhe në lidhje me kontratën e sigurimit dhe kush diktoi kushtet e saj, kontratë që viktima kishte kryer vitin e fundit me një kompani sigurimi, ku sipas kontratës, nëse Caroline do të humbte jetën, familjarët e mbetur në jetë do të përfitonin 1 milion euro.

Bashkë me Anagnostopulos është shoqëruar edhe një person tjetër, ndërsa pritet të mësohet nëse në ekzekutimin e viktimës kanë marrë pjesë edhe persona të përfshirë në grupe kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat