Konfiskimi më i madh në historinë e Turqisë, gjendet kokaina midis bananeve

Evropë

Konfiskimi më i madh në historinë e Turqisë, gjendet kokaina midis bananeve

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 16:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Zyrtarët doganorë turq kapën një ton kokainë të fshehur në kontejnerë me banane, e cila, sipas ministrit turk të tregtisë, Mehmet Musa, është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vend.

Kokaina u kap në portin e Mersinit, në jug të Turqisë, në një anije të regjistruar në Liberi, e cila mbërriti në atë port nga Ekuadori, thuhet në njoftimin e zyrës së guvernatorit të Mersin.

Oficerët e doganave filluan operacionin pas një raporti se një anije që lundronte nga Ekuadori mbante një ton kokainë, shtoi deklarata.

Droga u shpërnda në 1000 pako të vendosura në kontejnerë me banane, raporton hurriyet.

Vitin e kaluar, një sasi rekord narkotikësh u kap si pjesë e operacioneve anti-drogë në Turqi dhe u arrestua numri më i madh i të dyshuarve për trafik droge. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat