Romë, policia qëllon një person të armatosur me thikë

Evropë

Romë, policia qëllon një person të armatosur me thikë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 12:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Një moment paniku është regjistruar pasditen e së shtunës në Romë, ku policia qëlloi ndaj një 44-vjeçari ganez që kërcënonte efektivët me një thikë të madhe në dorë.

Ganezi nuk shkaktoi të lënduar, por ishte agresiv dhe refuzonte të hidhte thikën në tokë.

Ai u paralajmërua nga policia, por i kërcënoi agjentët, të cilët u detyruan ta qëllonin me armë për ta neutralizuar.

44-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat