Pas marrjes së vaksinës AstraZeneca në prill, kancelarja gjermane tani merr edhe dozën e dytë – por të Modernas

Evropë

Pas marrjes së vaksinës AstraZeneca në prill, kancelarja gjermane tani merr edhe dozën e dytë – por të Modernas

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:38
Angela Merkel

Pas marrjes së vaksinës AstraZeneca në prill të këtij viti, kancelarja gjermane Angela Merkel – tani ka marrë dozën e dytë të vaksinës Moderna.

Siç raporton BBC, 66-vjeçarja e ka marrë dozën e dytë disa ditë më parë, ka njoftuar zëdhënësi i kabinetit të saj.

Në anën tjetër, ekspertët konsiderojnë se kombinimi i vaksinave kundër COVID-19 mund të jetë një ide e mirë, por është ende herët të konstatohet me siguri të plotë.

Ndryshe coronavirusi vazhdon të jetë prezent pothuajse në çdo vend të botës, madje disa prej tyre ende nuk i kanë lehtësuar masat mbrojtëse siç është Britania e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat