Paraja cash është ende mbret në Zvicër

Evropë

Paraja cash është ende mbret në Zvicër

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Paraja cash është ende mbret në Zvicër. Kështu thuhet në një studim të bërë nga Banka Kombëtare Zviceriane. Rreth 43% e pagesave në supermarkete dhe restorante bëhen me para, instrumenti më i popullarizuar i pagesave.  

Studimi tregon se me daljen e kartave dhe aplikacioneve të pagesave e zbehu disi shkëlqimin e parëse cash, po ekonomistët kanë bërë të ditur se numri i kartëmonedhave në qarkullim është në rritje. Kjo lë të kuptohet që paraja cash po përdoret gjithnjë e më shumë si një element me vlerë.

Rreth 70% e popullsisë mban para në shtëpi. Një pjesë e madhe qytetarësh arrin të ruajë në cash deri në 1.000 franga për shpenzimet. Ndërkaq kohët e fundit në Zvicër është rritur edhe përdorimi i kartave të debitit apo aplikacioneve kryesisht gjatë pandemisë. Ato në pjesën më të madhe përdoren për të blerë online dhe në supermarkete.

Tani një e treta e pagesave bëhet përmes kartave të debitit, nga 22% katër vjet më parë, ndërsa kartat e kreditit gjithashtu po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara. Aplikacionet e pagesave mobile si Twint dhe Paypal tani përbëjnë 5% të transaksioneve në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat