Italia regjistron 927 raste të reja me Covid dhe 28 viktima në 24 orë

Evropë

Italia regjistron 927 raste të reja me Covid dhe 28 viktima në 24 orë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 19:44
Ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë përditësuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në bilancin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 927 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, fatkeqësisht, nuk e kanë fituar betejën me virusin 28 persona, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 127.380.

Lajmi mirë është se janë shpallur të shëruar 6.466 qytetarë.

Autoritetet njoftojnë se spitalet e vendit po pranojnë më pak pacientë këto kohë, ndërsa kurba epidemike sipas eksperteve është më e qëndrueshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat