Hungaria merr presidencën e Vishegrad, Orban: Duhet t’i jepet fund diktaturës së BE-së

Evropë

Hungaria merr presidencën e Vishegrad, Orban: Duhet t’i jepet fund diktaturës së BE-së

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 10:05
Viktor Orban

Hungaria merr presidencën e grupit të Vishegradit, ndërkohë kryeministri Viktor Orban ka bërë thirrje që t’i jepet fund diktaturës së Bashkimit Evropian.

Komentet e tij erdhën teksa anëtarët e grupit, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke u takuan në Poloni.

“Ne nuk mund të pranojmë që vendet e tjera anëtare të BE të na tregojnë se si duhet t’i rrisim fëmijët hungarezë. Kjo nuk është e drejtë. Dikush po e keqkupton situatën në BE. Ne nuk mund të pranojmë që ndonjë vend në BE të na thotë se duhet të gjunjëzojmë një nga vendet e Vishegradit. Kjo diktaturë duhet të ndalet “, u shpreh Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë, teksa shtoi se ka pasur konflikte me Brukselin.

Rasti i fundit ka qenë mbi miratimin e një projektligji të ri të diskutueshëm që ndalon tekste me përmbajtjen të LGBT në shkolla.

Por, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e ka cilësuar legjislacionin për këtë si “jo evropian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat