Rastet me Covid-19 u katërfishuan gjatë qershorit në Angli

Evropë

Rastet me Covid-19 u katërfishuan gjatë qershorit në Angli

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Sipas një sondazhi, rastet e Covid në Angli u katërfishuan gjatë muajit qershor, përpara se kryeministri Boris Johnson të zbatonte planin e tij për të rihapur plotësisht ekonominë.

Johnson tha se ai synonte t’i jepte fund shumicës së kufizimeve me 19 korrik.

Sipas hulumtimit të kryer nga Imperial College London, rastet pritet të dyfishohen çdo gjashtë ditë,  për shkak të variantit  Delta.

Studimi, që përfshiu 47,000 persona  nga data 24 qershor deri më 5 korrik, nxori në pah se incidenca e sëmundjes ishte 0,59% ose 1 në 170 persona ishin të infektuar, krahasuar me 0, 15% nga fundi i majit deri në fillim të qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat