Tension mes Turqisë dhe Qipros, anija turke hap zjarr

Evropë

Tension mes Turqisë dhe Qipros, anija turke hap zjarr

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:03
Anija turke

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ujërat detare të Turqisë dhe Qipros.

Ekatherimini shkruan se një anije patrullimi turke qëlloi dhe përzuri një anije bregdetare të Qipros.

Ngjarja ndodhi në veriperëndim të ishullit të Qipros, zonë detare, e cila është e ndarë mes dy vendeve.

Për të detyruar anijen qipriote të largohej nga vendi, anija turke përdori manovra të rrezikshme, si dhe të shtëna paralajmëruese.

Pas të shtënave, anija qipriote u detyrua që të futej në portin e Kato Pyrgos, në mënyrë që të ishte e sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat