Detajet si i riu vrau të dashurën 26-vjeçare duke e hedhur nga shkëmbi

Evropë

Detajet si i riu vrau të dashurën 26-vjeçare duke e hedhur nga shkëmbi

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:31
I riu vrau të dashurën 26-vjeçare duke e hedhur nga shkëmbi

Greqia është tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë vetëm pak javë pas vrasjes së 20-vjeçares Caroline nga i shoqi Babis Anagnostopulos. Ditën e djeshme u gjet e pajetë një 26-vjeçare e cila kishte shkuar me pushime me të dashurin e saj 30-vjeçar në Folegandros.

Mediet vendase raportojnë se 26-vjeçarja u gjet e pajetë në det me shenja dhune dhe sipas dëshmitarëve është vrarë nga i dashuri i saj. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, i cili ka pranuar se ka pasur debate me të dashurën prej disa ditësh, duke thënë se debati i fundit ka përfunduar në tragjedi.

Ai tha se debati nisi në makinë dhe në nerva i sipër 30-vjeçari ka nxjerrë mjetin nga rruga, dhe kur e dashura e tij nga dalë prje aty, ai e ka shtyrë, duke e hedhur nga shkëmbi.

30-vjeçari ka pranuar se më pas është hedhur edhe vetë për ta ndihmuar, por në momentin kur e ka parë pa ndjenja, është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, pas ngjarjes 30-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe ka tentuar të vetëvritet.D

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat