Ngjarje e rëndë: Autobusi bie në një plazh, vdes shoferi, 28 të lënduar

Evropë

Ngjarje e rëndë: Autobusi bie në një plazh, vdes shoferi, 28 të lënduar

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 23:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shoferi i një autobusi humbi jetën pasi mjeti që drejtonte doli nga rruga dhe ra nga rreth 6 metra lartësi. Ngjarja e rëndë ndodhi në ishullin italian të Capri-t. Autobusi përfundoi në një plazh tejet të populluar ku pushuesit po bënin banjë dielli. Mediat italiane shkruajnë se disa prej pushuesve, të frikësuar nga zhurma e madhe u zhytën në det për të gjetur strehë.

Autoritetet italiane thanë se shoferi humbi jetën pak kohë pas aksidentit për shkak të një ataku në zemër.

Mbetet e paqartë nëse ai pësoi atak në zemër para aksidentin apo pas. Në autobus ndodheshin 12 persona, bashkë me shoferin, në momentin që u rrëzua.

ANSA shkruan se në total të plagosur nga kjo ngjarje mbetën 28 persona, të cilët u dërguan në spital. Pjesa më e madhe e të lënduarve, mes tyre turistë nga Franca dhe Libia, mbetën të plagosur lehtë. Ata nuk ishin në autobus, por u lënduan nga mbetjet e shkaktuara nga rënia e mjetit. 4 prej të plagosurve, përfshirë një djalë i vogël, u dërguan me helikopter drejt spitalit të Napolit.

Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen ende. Autoritetet kanë nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat