Regjistrohen mbi 5 mijë raste të reja me Covid-19 në Itali

Evropë

Regjistrohen mbi 5 mijë raste të reja me Covid-19 në Itali

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka regjistruar 5, 143 raste me koronavirus nga 237, 635 teste të realizuara.

Autoritetet bëjnë me dije se 17 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërsa 1, 239 persona janë shëruar nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i pacientëve në kujdesin intensiv është ulur, por pacientë me simptoma të lehta të Covid janë në rritje.

Sakaq që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 4, 307, 535 raste dhe 127, 937 viktima.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat