30-vjeçari e vrau të dashurën me gjakftohtësi, mund të kryejë krime të tjera

Evropë

30-vjeçari e vrau të dashurën me gjakftohtësi, mund të kryejë krime të tjera

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 09:32
Arrestimi

Autori i vrasjes së 26-vjeçares në Greqi, konsiderohet një person i rrezikshëm nga hetuesit. Prokurori grek tha se ai shkoi deri aty sa kreu një krim për arsye të parëndësishme dhe më pas tentoi t’ia hidhte fajin viktimës.

“Kur e ndjera doli nga makina duke thirrur për ndihmë, ai e goditi atë në kokë dhe e shtyu atë dy herë në mënyrë që të binte nga shkëmbi dhe të vdiste”, shprehet ai.

Ai dyshohet se pasi vrau të dashurën e tij u largua për të hutuar autoritetet dhe për t’i shpëtuar arrestimit ndërsa u kujdes të zhdukte telefonin e tij dhe të viktimës dhe më pas u tha hetuesve se nuk kishte dijeni.

Duke pasur parasysh tiparet e veçanta të veprës, ne besojmë se nëse (i akuzuari) lirohet ai ka shumë të ngjarë të kryejë krime të tjera.

I akuzuari është një person elastik i cili për një arsye të parëndësishme është i gatshëm t’i shkaktojë dëme të pakthyeshme një personi pranë tij, duke e bërë atë të rrezikshëm për kryerjen e krimeve të tjera”, tha prokurori.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat