Rusia dërgon ndihma në Kubë pas rritjes së rasteve me COVID-19

Evropë

Rusia dërgon ndihma në Kubë pas rritjes së rasteve me COVID-19

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Rusia ka dërguar dy aeroplanë me ndihma humanitare në Kubë, që është njëri nga vendet që po përballet me një rritje të shtuar të rasteve me COVID-19 dhe një embargo ekonomike të vazhdueshme nga SHBA-të.

Aeroplanët që janë dërguar me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin kanë dërguar ushqime, pajisje mbrojtëse personale dhe më shumë se një milion maska ​​mjekësore në Kubë – në total më shumë se 88 tonë ndihma, ka njoftuar ministria ruse e Mbrojtjes, shkruan Euronews.

Ishulli me 11 milionë banorë aktualisht është duke përjetuar një rritje shqetësuese të numrit të infeksioneve dhe vdekjeve për shkak të COVID-19.

Përkatësisht janë 316 mijë e 383 të infektuar dhe 2 mijë e 203 të vdekur që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave zyrtare të këtij shteti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat