Kujtuan se ishte hajdut, punonjësit rrahin brutalisht kalimtarin për 15 minuta

Evropë

Kujtuan se ishte hajdut, punonjësit rrahin brutalisht kalimtarin për 15 minuta

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 07:53
Nottingham

Tre punonjës të një qebaptoreje në Nottingham të Anglisë janë shoqëruar në polici pas akuzave se rrahen brutalisht një person, për të cilin dyshonin se i kishte vjedhur.

Zafar Ahmed, 35 vjeç, së bashku me vëllezërit Asmat Khan, 33 vjeç dhe Mohammed Khan, 25 vjeç, u dënuan me dy vjet heqje lirie pas incidentit në Victoria Kebabs në 12 qershor të vitit të kaluar.

Asmat Khan i ishte afruar Adrian Perryt ndërsa ai po kalonte përpara dyqanit dhe e tërhoqi zvarrë brenda, pasi besonte se i riu ishte përfshirë në një vjedhje të mëhershme në qebaptore.

Pasi ulën grilat, të tre u vërsulën mbi të duke e goditur aq sa e lanë pa ndjenjë në dysheme.

Rrahja vazhdoi për 15 minuta.

Perry u dërgua në spital me dëmtime të rënda përfshirë fraktura në gropën e syrit, nofull e krahë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat