Nëse shtohen rastet, Gjermania mund të vendosë kufizime për të pa vaksinuarit

Evropë

Nëse shtohen rastet, Gjermania mund të vendosë kufizime për të pa vaksinuarit

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 10:27
Angela Merkel

Shefi kabinetit të kancelares gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se mund të bëhet e nevojshme të vendosen kufizime për qytetarët që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 nëse vazhdojnë të shtohen rastet e reja.

Por Helge Braun, në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag, pohoi se nuk parashikohet një tjetër mbyllje në Gjermani.

Braun deklaroi se personat e pa vaksinuar mund të mos lejohen në restorante, kinema dhe stadiume, ndërsa shtoi se vaksinimi përbën rëndësi në mbrojtjen kundër rasteve të rënda të virusit dhe se “ata që janë të vaksinuar do të kenë më shumë liri”.

Sipas Braun, ligjshmëria e këtyre politikave qëndron pas faktit se “shteti ka përgjegjësinë të mbrojë shëndetin e qytetarëve”.

Numri i personave që paraqiten për t’u vaksinuar ka rënë ndjeshëm, çështje e cila ka hapur diskutime të shumta mbi mënyrën sesi mund të inkurajohen qytetarët që nuk janë vaksinuar ende.

Mbi 60 për qind e popullsisë ka marrë të paktën njërën dozë, ndërsa 49 për qind janë plotësisht të vaksinuar.

Me përhapjen e shpejtë të variantit Delta, politikanët po diskutojnë mbi mundësinë për ta bërë të detyrueshme vaksinimin për disa profesione specifike përfshi edhe sektorin e mjekësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat