Pamje/ Pas një sherri në garazh Vuçiq e dërgon në polici Çedomir Jovanoviçin

Evropë

Pamje/ Pas një sherri në garazh Vuçiq e dërgon në polici Çedomir Jovanoviçin

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 11:31
Çedomir Jovanoviç dhe Vuçiq

Policia politike e Aleksandër Vuçiçit, që drejtohet nga ish-ndihmësi i Mira Markoviçit, Aleksandër Vulin, ka dërguar në polici politikanin e njohur të opozitës serbe, i cili kërkon njohjen e Kosovës, Çedomir Jovanoviç.

Një debat krejt banal i Çedos në garazhin e pallatit të tij, me një adoleshent, që nuk pranoi të lëvizte makinën, edhe pse kishte bllokuar rrugën, ka bërë që policët e Vulinit të çojnë në polici politikanin e opozitës.

Në fillim ishin mediat tabloide të Beogradit, të cilat financohen nga manjatë pranë Vuçiçit, që hapën lajmet se Çedoja ka rrahur djaloshin e ri, i cili ishte dy metra e shpatullgjerë që dukej që e hante jo Jovanoviçin po katër si ai.

Videoja që qarkulloi në media në fakt tregon qartësisht se e para ishte një gjë banale, dhe e dyta Çedoja ishte në të drejtë.

Vetë Çedomir Jovanoviç, është një politikan që nuk mban asnjëherë truproja por edhe është i njohur për natyrën sanguine dhe pa kompleks.
Ai ja ktheu të sharën djaloshit që siç duket e shau me nënë. Dhe për nja 2 minuta ka pasur një përplasje krejt banale. E policia e Vuçiç ka tentuar ta kthejë politike, pikërisht në një kohë kur është në vështirësi të mëdha.

Një nga bosët e krimit të organizuar serb, Veljko Belivuk, ka deklaruar për mediat serbe se ai ka pasur një marrëdhënie të afërt me djalin e Aleksandër Vuçiçit, madje ka financuar mëse njëherë partinë e tij. Kjo deklaratë ka shkaktuar një tërmet në mediat serbe, e si për të prodhuar një lajm që ta amortizojë të parin është shpikur rasti i Çedos.

Jovanoviç akuzoi policinë për shpërndarje të lajmeve të rreme. Ai tha se do të jetë më mirë për policinë të kontrollojë burimin dhe rrugët e lajmeve në të cilat thuhet se ai rrahu një njeri të pafajshëm.

“Në media u kalua informacioni se policia nuk më gjeti në apartament, megjithëse në atë kohë po jepja deklaratë në polici ku shkova me iniciativën time, po më pas gruaja ime më tregoi lajmin për incidentin e pretenduar të botuar nga portalet “, tha Jovanoviç. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat