Pesë të zhdukur pas një shpërthimi në një kompleks të industrisë kimike në Gjermani

Evropë

Pesë të zhdukur pas një shpërthimi në një kompleks të industrisë kimike në Gjermani

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 13:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Pesë persona llogariten të zhdukur dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pasi që një shpërthim tronditi një park industrial në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit të martën, duke ngritur shtëllunga tymi.

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmë gjatë Katastrofave e cilësoi shpërthimin si "një kërcënim të skajshëm" dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda si dhe të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Operatorët e kompleksit Chempark në Leverkusen, rreth 20 kilometra në veri të Këlnit, thanë se shkaku i shpërthimit është ende i paqartë.

Ata thanë se zjarrfikësit dhe automjetet për zbulimin e shkallës së ndotjes u dërguan në zonë.

Policia mbyllu disa nga rrugët kryesore dhe autostradat në në afërsi.

Më shumë se 30 kompani operojnë në Chempark në Leverkusen, duke përfshirë komanitë Covestro, Bayer, Lanxess dhe Arlanxeo./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat