Një i vdekur nga shpërthimi në parkun industrial në Gjermani

Evropë

Një i vdekur nga shpërthimi në parkun industrial në Gjermani

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 06:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim në një park industrial gjerman të martën shkaktoi vdekjen e një person, ndërsa katër të tjerë rezultojnë të zhdukur, duke shkaktuar një zjarr të madh që lëshoi shtëllunga të dendura tymi mbi qytetin perëndimor Leverkusen.

Ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë iu deshën tre orë për të shuar zjarrin në Chempark, ku ndodhen kompanitë kimike Bayer dhe Lanxess. Shefi i parkut industrial, Lars Friedrich tha se kërkimi po vazhdonte për katër personat që rezultojnë të zhdukur. Ai tha se 16 persona ishin plagosur, njëri prej të cilëve në rrezik për jetën.

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmë gjatë Katastrofave e cilësoi shpërthimin si "një kërcënim të skajshëm" dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda si dhe të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Operatorët e kompleksit Chempark në Leverkusen, rreth 20 kilometra në veri të Këlnit, thanë se shkaku i shpërthimit është ende i paqartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat