Katër persona vdesin pas rrëzimit të një aeroplani në Ukrainë

Evropë

Katër persona vdesin pas rrëzimit të një aeroplani në Ukrainë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 08:58
Pamje nga shtëpia e dëmtuar, pas rrëzimit të aeroplanit në Ukrainë.

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në perëndim të Ukrainës, duke lënë të vdekur pilotin lokal dhe tre pasagjerë amerikanë në bord.

Policia ka thënë se aeroplani Aerospool WT10 Advantic, është rrëzuar në një shtëpi, në fshatin, Sheparovtsi, në rajonin Ivano-Frankivsk, më 29 korrik.

Të tre pasagjerët kanë qenë hebrenj hasidikë nga Shtetet e Bashkuara, ka thënë Komuniteti i Hebrenjve në Ukrainë.

Një grua dhe dy fëmijë, që kanë qenë brenda shtëpisë, kanë arritur të ikin pa u lënduar nga rrëzimi, ka thënë policia./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat