Ish-roja 100-vjeçar i kampit nazist do të dal në gjyq për 3500 vrasje

Evropë

Ish-roja 100-vjeçar i kampit nazist do të dal në gjyq për 3500 vrasje

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:46
Sachsenhausen

Një ish-roje 100-vjeçar tashmë që ka shërbyer në kampin e përqendrimit nazist Sachsenhausen pranë Berlinit do të dalë përpara gjykatës, 76 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sipas të përditshmes gjermane Welt am Sonntag.

Gjyqi pritet të nisë në tetor dhe gjykata rajonale e Neuruppin do të shqyrtojë akuzat e ngritura ndaj 100-vjeçarit për pjesëmarrjen në vrasjen e më shumë se 3500 personave.

I pandehuri, për shkak të moshës, është i detyruar të qëndrojë përballë trupit gjykues 2 deri në 2 orë e gjysmë në ditë, deri në përfundimin e procesit.

I akuzuari, kishte punuar si roje kampi nga 1942 deri në 1945 në Sachsenhausen, ku rreth 200.000 njerëz u burgosën dhe 20.000 u vranë. Ndërsa numri i të dyshuarve për krimet naziste është në rënie, prokurorët ende po përpiqen të vendosin drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat